Në prag të fushatës së vaksinimit në Shqipëri, që do të nisë sot, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se si qeveria ka arritur të sigurojë 500 mijë dozat e para.
“Dua të nënvizoj se ndihem i lehtësuar për faktin se jo vetëm kemi arritur në kushte aspak të lehta, të garantojmë 500 mijë dozat e para të vaksinës “Pfizer”, por edhe të sigurojmë fillimin e vaksinimit para afatit para marrëdhënieve bilaterale. Pavarësisht angazhimit me Covax, nëse do të qëndronim në pritje të Covax, do ishim akoma duke pritur, – u u shpreh Rama. – Ia kemi dalë të kontaktojmë në Nju Jork për “Pfizer”-in dhe të kemi 4 vende të tjera bilaterale që do na vijnë në ndihmë. Është thënë gabimisht që një prej këtyre vendeve është Greqia, por jo, nuk është ajo. Por e kam të ndaluar ta them se kush shtet, sepse kështu kanë kërkuar ata”, – vijoi Rama.
Rama u shpreh se qeveria ka si qëllim të rrisë kapacitetin vaksinues me vaksinën Pfizer për t’i hapur më pas rrugën edhe vaksinës “Azteca”.
“Ndodh që një vend të japë një pjesë të dozave të vaksinës pasi nuk i përdor dot të gjitha menjëherë. Ka kanale ku veprohet me shitje, e kanale ku veprohet me këmbim, – shtoi ai. – Pra një vend do më shumë doza në X kohë, e një vend tjetër i kërkon vaksinat për një kohë të caktuar dhe i kthen në një kohë të dytë. Por ajo që nuk ndryshon asnjëherë është çmimi, është njësoj për të gjithë. Kemi shfrytëzuar aftësitë tona diplomatike për të arritur këtu. Është fakt që në një garë lypsash për vendin e tyre, jam pretendent për vendin e parë”, – deklaroi kryeministri.
