Categories Lajme

Ishte në kërkim për 262 kg drogë të sekuestruar në Vlorë, arrestohet 21-vjeçari (Emri+Video)

Policia e Vlorës ka arrestuar një 21-vjeçar të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, pas sekuestrimit të një sasie prej 262 kg kanabis në muajin gusht 2021.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Operacionale në DVP Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi të shpallur në kuadër të operacionit “Çairet”, organizuan punën për kapjen e tij.

Në vijim të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

– Klajdi Kapllanaj, 21 vjeç, banues në Kaninë, Vlorë, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”, të kryera në bashkëpunim.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në muajin gusht të vitit të kaluar, së bashku me shtetasit F. K., 45 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Çairet”, në fshatin Kaninë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit F. K. u gjetën dhe u sekuestruan 210 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient pranë banesës së këtij shtetasi, e përshtatur si serë, me lidhje të jashtëligjshme të energjisë elektrike, Policia gjeti fidanë narkotikë të kultivuar në serë dhe në kubikë, si dhe 52 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, në proces tharjeje.

Gjithashtu, gjatë operacionit, në gusht 2021, janë arrestuar në flagrancë shtetasit: A. T., 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Kaninë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe G. I., 51 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Vijon puna për kapjen e dy shtetasve të tjerë që janë shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Publikohet struktura e vitit shkollor 2025-2026/ Kur nis mësimi dhe kur do të zhvillohen provimet kombëtare?

Struktura e vitit shkollor 2025- 2026 në sistemin arsimor parauniversitar është publikuar në Fletoren Zyrtare.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri nga dy persona, niset drejt Tiranës 22-vjeçari!

Orgito Berhama, 22-vjeçari që u dhunua me dërrasë dhe dorëza hekuri dy persona, është nisur drejt Tiranës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore më 1997, GJKKO rrëzon kërkesën e Fran Marashit për të dalë nga regjimi i sigurisë ‘41 bis’

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fran Marashit, i cili kërkoi të dilte nga regjimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del FOTO/ Me kapele dhe maskë të zezë, ky është autori i vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

Personi që shihni në foton e mëposhtme dyshohet se është autori i vrasjes së 58-vjeçarit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë”, policia prangos 5 persona pas transfertës së parave

Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan…

LEXO ME SHUME