Categories Lajme

Ishte nën hetim për drogë/ 25-vjeçarja arrestohet sapo zbret në portin e Ankonës. Fshihej në Shqipëri

Një shqiptare e cila ishte nën hetim së bashku me bashkëshortin dhe 4 persona të tjerë është arrestuar në portin e Ankonës në Itali.

Mediet italiane shkruajnë se dy bashkëshortët, për t’i shpëtuar dispozitës së gjyqtarëve, ishin larguar në vendin e origjinës, në Shqipëri.

Ajo përfundoi në “arrest shtëpie” për trafik droge, pasi mbërriti nga Shqipëria dhe zbriti në portin e Ankonës.

25-vjeçarja u përball me policët  e komisariatit Città di Castello së bashku me stafin e Skuadrës Lëvizëse të Drejtorisë së Policisë së Ankonës.

Ishte nën hetim për drogë/ 25-vjeçarja arrestohet sapo zbret në portin e Ankonës. Fshihej në ShqipëriFalë informacioneve të marra nga hetuesit, 25-vjeçarja është gjurmuar mëngjesin e djeshëm, 4 gusht në portin e Ankonës ku mbërriti me një anije nga Shqipëria.

Kundër burrit të gruas u lëshua një urdhër-arresti europian, pas të cilit 26-vjeçari u ekstradua më 28 korrik në Itali dhe përfundoi në qelitë e burgut të Capanne-s.

Operatorët e Komisariatit të Tifernate, të ndihmuar nga efektivët e Skuadrës Lëvizëse të Komisariatit të Policisë së Ankonës, pasi kanë identifikuar gruan dhe kanë kryer formalitetet, e kanë shoqëruar në banesën e saj në Umbertide për zbatimin e masës së sigurimit arrest shtëpie.

Ndaj 25-vjeçares agjentët e Komisariatit kanë nisur edhe procedurën me qëllim aplikimin urgjent të byzylykut elektronik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME