Categories Lajme

Zbulohen tre trupa të pajetë brenda pak orësh në Shqipëri, ja çfarë thotë Policia

Tre trupa të pajetë janë gjetur paraditen e sotme në Shqipëri. Kufoma e parë është gjetur në plazhin e Divjakës, pranë Kanalit të Vaut. Trupi i dekompozuar është gjetur nga pushuesit këtë mëngjes të cilët sapo kanë pikasur kufomën kanë njoftuar policinë. Trupi i përket një mashkulli, i cili dyshohet se është një 60-vjeçar nga Kruja.

Brenda ditës së sotme është gjetur edhe trupi i një personi të dekompozuar, i seksit mashkull në brigjet e lumit Seman në fshatin Arapaj në Roskovec.

Por pas pak orësh Policia raportoi se edhe në Vlorë në vendin e quajtur “Fushë Pal”, në fshatin Çukë, në afërsi të një stani, është gjetur pa shenja jete, shtetasi H. K., rreth 76 vjeç.

Nga ana e policisë po punohet për identifikimin e kufomave e nëse kanë qenë apo jo në listën e personave të shpallur të humbur gjatë kësaj periudhe. Dyshimet e para lidhen me vdekje për shkaqe natyrale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME