Categories Lajme

Ishte nisur drejt Londrës, pas kërkesës së pilotit policia zbret nga avioni një pasagjere në Rinas

Një pasagjere e cila po udhëtonte drejt Lutonit, Londër është zbritur nga avioni në Aeroportin e Rinasit. Policia ka dhënë informacion në lidhje me rastin pas publikimit të disa videove në rrjetet sociale.

Blutë bëjnë me dije se pasagjerja kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore dhe ka qenë piloti ai që ka urdhëruar që ajo të mos udhëtonte me këtë fluturim.

Njoftimi i policisë Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale mbi shoqërimin në avion të një shtetaseje nga shërbimet e Policisë, ju sqarojmë se:

Në linjën e udhëtimit që ishte planizuar të nisej nga Rinasi në drejtim të Luton, në orën 18:45, do të udhëtonte dhe një shtetase e cila kishte konsumuar shumë medikamente mjekësore, dhe për të cilën piloti i avionit, kishte urdhëruar që kjo shtetase të mos udhëtonte. Shërbimet e Policisë së bashku me bashkëshortin e saj e kanë zbritur nga avioni dhe pasi është kontrolluar nga stafi mjekësor i aeroportit, është njoftuar ambulanca për t’i dhënë ndihmën mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME