Categories Lajme

Ishte nisur nga Italia për në Shqipëri me biçikletë, po shqiptari…

Një 33 vjeçar shqiptar banues në provincën e Trevizos është gjobitur nga autoritete italiane me 600 euro për shkelje të regjimit të karantinës dhe të rregullave të qarkullimit rrugor. Duket si jo reale ngjarja e shqiptarit të gjobitur i cili është ndaluar ndërsa po udhëtonte me biçikletë në autostradën Treviso-Nord në gjëndje konfuzioni e psikologjike. Punonjësve të policisë rrugore ai u ka rrëfyer se ishte nisur për të shkuar në Shqipëri.

Policia italiane ka zbardhur se 33 vjeçari shqiptar dy ditë më parë ishte kuruar në spitalin “Ca Foncello” në gjëndje të fortë ankthi për shkak të regjimit të izolimit prej disa javësh. Pyetjeve të forcave të rendit i është përgjigjur “se ishte i lodhur nga situata e donte të kthehej në Shqipëri”.

Ai po përpiqej të mbërrinte me bicikletë në portin e Venezias për t’u nisur më pas me anije në Shqipëri.

Ai është gjobitur me 42 euro për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi është e ndaluar udhëtimi me biçikletë në autostradë dhe me 533 euro të tjera për shkelje të dekretit qeveritar për masat e izolimit në parandalimin e përhapjes së Covid 19. Punonjësit e policisë italiane e kanë besuar shqiptarin në duart e një ekipi mjekësh që po kujdesen për gjëndjen e rënduar psikologjike në të cilin ndodhej. /Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME