Categories Lajme

Ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë kryer në bashkëpunim, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka kapur dhe ka vënë në pranga shtetasin Indrit Kashari, 42-vjeç, banues në Gostime. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar nga Gjykata e Elbasanit, e cila i ka caktuar masën “arrest në burg”  për veprën penale vjedhje kryer në bashkëpunim. Në muajin shtator të vitit 2016, 42-vjeçari në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë.

Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Elbasan, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ndaluan shtetasin I. K., 42 vjeç, banues në fshatin Gostimë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 07.10.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Në muajin shtator të vitit 2016, I.K., në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, ka vjedhur me dhunë pajisje, në një kantier ndërtimi, në fshatin Banjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME