Categories Lajme

“Ishte shumë i lodhur, por bënte akoma shaka”/ Zelenksy hap dyert e ‘kështjellës’ së tij për ‘The Economist’: Tragjedia është aq e madhe sa nuk ka vend për aktrim

I lodhur, por akoma duke bërë shaka, Presidenti i përndjekur i Ukrainës thotë “unë nuk jam një hero”.

Kështu e përshkruan “The Economist” takimin dhe intervistën e realizuar me Zelenskyn, në ambientin ku ai po qëndron, shkruan Gazeta Express.

Në një artikull për intervistën e realizuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “The Economist”, ka përshkruar atë që quhet “kështjellë”. Hapësira në të cilën qëndron Zelensky, shkruan gazeta britanike, është fortifikatë e rrethuar me snajperistë nga të gjitha anët.

“Dyert e bardha metalike u hapën, dhe më tej sheh drunjtë dhe thasët me rërë”, nis përshkrimi i hapësirës që do t’i çonte në zyrën e Zelenskyt për ta realizuar intervistën.
“‘Mirë se vini në kështjellë’, thotë një ndihmës i Presidencës. Mund të shohësh snajperistët në të majtë, në të djathtë, lartë dhe poshtë. Sistemin e mbrojtjes ajrore, copat e mëdha metalike, mund t’i shohësh edhe më lehtë. Kur dyert mbyllen, një ushtar merr një “vertushka”, – telefon i sigurt i Qeverisë, i kohës sovjetike, – dhe pret urdhra. Ne lëvizim drejt një hyrjeje anësore, pastaj shoqërohemi nëpërmes korridoreve të errëta dhe ecim shkallëve lart e poshtë dhe thellë në trupin e makinerisë ukrainase të luftës”, shkruan gazeta britanike.

Brenda rezidencës së fortifikuar qeveritare po i priste aktori dhe politikani Zelensky, të cilin “The Economist” e përshkruan njerëzor dhe origjinal. Aq e madhe është tragjedia që e ka goditur kombin e tij, sa nuk ka vend për aktrim”, thuhet në shkrimin e britanikes. Ai ka folur për nevojën e Ukrainës për armë, pikëpamjet e tij për presidentin amerikan, Joe Biden dhe përkrahësit e tjerë perëndimorë dhe çka do të thotë fitorja për të.

Edhe pse i veshur me ngjyra ushtarake, Zelenskyy thotë se planet për luftën ia ka lënë gjerneralëve të Ukrainës. “Njerëzit janë liderët”, thotë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME