Categories Kulture

Ishte zhdu.kur 22 vjet më parë, kryevepra 60 milionë euro gjendet mbrapa një muri

Pas 22 vitesh, me shumë gjasa është zgjidhur një nga misteret më të mëdha të artit bashkëkohor, zhdukja e një prej veprave më domethënëse të mjeshtrit austriak Gustav Klimt, “Portreti i një zonje”. Piktura, vlera e të cilës kalon 60 milionë euro, ishte zhdukur në mënyrë të mistershme në vitin 1997 në Piacenza të Italisë,  në Galerinë e Artit Modern. Autoritetet në atë kohë kishin deklaruar vjedhjen e pikturës, edhe pse mënyra sesi autorët ia kishin dalë mbanë nga një godinë e mbrojtur me sisteme të sofistikuara për kohën. Misteri u zbulua krejt rastësisht disa ditë më parë, kur një punëtor që po punonte në një nga muret e jashtme të muzeut gjeti një thes të zi me një kuti, dhe për një moment mendoi ta hidhte, nga sasia e pluhurit. Një pluhur 22-vjeçar, nga momenti që pakoja kishte brenda pikërisht atë që mendohet të jetë  piktura e shtrenjtë.

Hajdutët e kishin fshehur aty, ndoshta duke menduar ta merrnin kur vëmendja e opinionit publik të harronte kryeveprën. Edhe pse verifikimet paraprake të ekspertëve janë pozitive, analiza të mëtejshme po kryen, edhe pse vepra  e pikturuar në periudhën e fundit të jetës së Klimt (1916-18), ishte realizuar mbi një tjetër portret, konturet e të cilit ende duhet të duken me mjete të përshtatshme. Gustav Klimt (1862-1918), është një nga figurat më të rëndësishme të shkollës simboliste, dhe pikturat e tij, përgjithësisht portrete femërore,  si “Puthja”, “Përqafimi”, “Judith me kokën e Holofernit”, “Tre epokat e Grave” janë shndërruar në simbol të bukurisë femërore. Një pikturë e tij, Adele Bloch-Bauer, u shit në 2006 për shifrën rekord e 135 milionë dollarë në Nju Jork.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME