Categories Lajme

Ismail Qemali për L’eclair (1914): Nuk e ka fajin princ Vidi për ngjarjet në Shqipëri, por oficerët holandezë

“L’Eclair” ka botuar, të premten e 19 qershorit 1914, në faqen n°4, reagimin Ismail Qemalit në lidhje me ngjarjet e fundit asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

(Me telefon nëpërmjet korrespondentit tonë) Romë, 18 qershor. – I nisur nga Fiume, në bordin e avullores Bregen, Ismail Qemal beu kaloi sot në Brindizi dhe u largua këtë mbrëmje për në Vlorë.

Ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë tha në intervistën e tij se nuk ishte në dijeni për ngjarjet e fundit, por gjithashtu se nuk ndihej i befasuar.

“— Kjo që po ndodh, tha ai, unë e kisha parashikuar dhe denoncuar si në Komisionin e Kontrollit, po ashtu dhe në kabinetet e Romës dhe Vjenës. Atëherë, besuan se unë flisja vetëm për interesa personale dhe nuk më dëgjuan.

Princ Vidi nuk është përgjegjës për atë që ndodhi, por viktimë e një mijë kurtheve. Faji është kryesisht i oficerëve holandezë, të cilët, në vend që të kufizoheshin me rolin e tyre, u morën me politikë.”/darsiani.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME