Milani është një nga skuadrat më të mëdha në të gjithë historinë e futbollit në rang klubesh. Kuqezi njtë vitet e fundit kanë kaluar peripeci duke mos qenë në nivele të larta.
Ardhja e Zlatan Ibrahimovicit duket se i ka dhënë të tjera impulse ekipit të Stefano Piolot të cilët kanë arritur të regjistrojnë 3 fitore radhazi mes kampionatit dhe Kupës së Italisë.Goli i Ante Rebic në minutën e fundit kundër Udineses i dha fitoren “djallit”.
Finalizimi i mesfushorit kroat ka emocionuar një fëmijë në shkallët e stadiumit “San Siro”. Ky i fundit ka shpërthyer në lot duke emocionuar edhe të pranishmit e tjerë që ishin pranë tij.
