Categories Kulture

ISMAIL QEMALI PËR L’ECLAIR (1914) : “NUK E KA FAJIN PRINC VIDI PËR NGJARJET NË SHQIPËRI, POR OFICERËT HOLLANDEZË.”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Janar 2020 

“L’Eclair” ka botuar, të premten e 19 qershorit 1914, në faqen n°4, reagimin Ismail Qemalit në lidhje me ngjarjet e fundit asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Me telefon nëpërmjet korrespondentit tonë) Romë, 18 qershor. – I nisur nga Fiume, në bordin e avullores Bregen, Ismail Qemal beu kaloi sot në Brindizi dhe u largua këtë mbrëmje për në Vlorë.

Ish-presidenti i Qeverisë së Përkohshme të Shqipërisë tha në intervistën e tij se nuk ishte në dijeni për ngjarjet e fundit, por gjithashtu se nuk ndihej i befasuar.

 Kjo që po ndodh, tha ai, unë e kisha parashikuar dhe denoncuar si në Komisionin e Kontrollit, po ashtu dhe në kabinetet e Romës dhe Vjenës. Atëherë, besuan se unë flisja vetëm për interesa personale dhe nuk më dëgjuan. Princ Vidi nuk është përgjegjës për atë që ndodhi, por viktimë e një mijë kurtheve. Faji është kryesisht i oficerëve hollandezë, të cilët, në vend që të kufizoheshin me rolin e tyre, u morën me politikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME