Categories Lajme

Itali, 17 të arrestuar, momenti kur policia i vë në pranga (VIDEO)

17 persona janë arrestuar në Itali. Banda kishte në përbërje shqiptarë, afrikanë, italianë dhe holandezë. Pesë prej tyre janë lënë në arrest shtëpie. Mediat italiane bejne me dije se grupi tr afikonte k okainë nga Holanda drejt Italisë duke e fshehur në makina të modifikuara posaçërisht.

Grupi kishte baza në Bergamo, Trescore, Balenario dhe Montello. 24 kg k okainë janë sekuestruar, 300 mijë euro cash dhe një a rmë. Në operacion morën pjesë rreth 100 policë.

Historia 12 persona (një prej të cilëve i gjurmuar në Holandë) u transferuan në burg dhe pesë të tjerë iu nënshtruan detyrimit të vendbanimit, siç urdhëroi gjyqtari hetues i Gjykatës së Bergamos. Operacioni i quajtur “Fontanella 2019” kishte nisur në shkurt 2019. Bazat operacionale të trafikut të kokainës ndodheshin në zonën e Bergamos dhe në provincën e Monzas dhe Brianzas.

Droga ka mbërritur në Itali nëpërmjet korrierëve. Gjatë hetimeve u sekuestruan 24 kilogramë kokainë, e cila do të jepte deri në dy milionë me pakicë, por edhe një a rmë dhe para të gatshme për 300 mijë euro. Sot janë sekuestruar edhe 33 k ilogramë hashash dhe 4.5 kilogramë k okainë, si dhe para të gatshme me origjinë të paligjshme për mbi 60 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME