Një aksident ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një grua nga Shqipëria. Makina me të cilën po udhëtonte familja shqiptare doli nga rruga në rrethana ende të paqarta. Identiteti i gruas nuk është bërë ende i ditur nga autoritetet italiane.
Ndërkohë si pasojë e aksidentit u plagosën edhe dy familjarë të viktimës, të cilët u nisën me urgjencë drejt spitalit.
