Categories Lajme

Itali, anulohet udhëtimi i tragetit drejt Vlorës

Enti Kombëtar i Porteve Italiane informon se është anuluar udhëtimi i tragetit ST. Damian  i linjës së udhëtimeve mes Shqipërisë e Italisë, i parashikuar të niset në ora 23.59 të mbrëmjes së sotme 7 janar 2020 nga Porti i Brindisit drejt Vlorës.

Me gjithë paralajmërimet e Entit Kombëtar Shqiptar të Porteve mbi pezullimin gjatë 48 orëve të fundit për shkak të motit të keq e detit të trazuar, të udhëtimeve të trageteve të linjës mes Italisë e Shqipërisë e anasjelltas, data 5 e 6 janar nuk ka shënuar asnjë vonesë apo anulim të tyre.

I pari udhëtim i anuluar verifikohet sot më datë 7 janar 2020.

Është trageti i linjës ST Damian, i cili do të nisej në orën 23.59 nga Porti i Brindisit drejt Vlorës.

Udhëtimi i tij është anuluar për shkak të motit me erë të fortë e detit mjaft të trazuar. Ndërsa është konfirmuar nisja në orar më 23.30 e tragetit Prince nga Porti i Brindizit drejt Vlorës

Në ditën e sotme 7 janar 2020 kanë mbërritur në Portin e Barit 4 tragete të linjës të nisur nga porti i Durrësit; trageti AF Francesca, Rigel II, Rigel III, Af Marina.

Gjithashtu është nisur në orar trageti i orës 9.58 si dhe janë konfirmuar nisja e trageteve drejt portit të Durrësit të parashikuara në orët 12.00 e 23.00.

Gjithashtu janë konfirmuar mbërritja në orar (ora 20.00) i 2 trageteve Prince e ST. Damian të nisura në Porti i Vlorës drejt Brindizit.

Vonesë me 35 minuta ka shënuar mëngjesin e sotëm trageti Corfù i nisur nga Igumenica drejt Brindizit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME