Categories Politike

Itali/ Dorëhiqet Kryeministri Conte: Tani është momenti i të vërtetës

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë dorëheqjen këtë të martë. Ai ka deklaruar ndër të tjera kur njoftoi dorëheqjen se tani do të kuptohet nëse ka qenë ai shkaku i krizës së fundit në Itali. Në orën 9 të mëngjesit, Conte kryesoi mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave ku dhe i bëri të ditur atyre se do të japë dorëheqjen.

Pritet qe Conte të takojë Presidentin Mattarella, me këtë të fundit që do të hapë dhe bisedimet për formimin e qeverisë së re, të cilat mund të fillojnë që sot. “Tani është momenti i të vërtetës. Tani do të kuptojmë çfarë ishte pas asaj që shkaktoi dorëheqjen e ministrave të Italia Viva,” u shpreh Conte.

Ish-Kryeministri Matteo Renzi u tërhoq në 13 janar 2021 nga koalicioni qeveritar italian duke e zhytur vendin në krizë. Ai njoftoi dorëheqjen e ministrave Teresa Bellanova dhe Elena Bonetti, të cilët kanë përgjegjësi përkatësisht për bujqësinë dhe familjen, si dhe nënsekretarin për punët e jashtme Ivan Scalfarotto, në një konferencë shtypi, duke i hequr kështu mbështetjen Kryeministrit Giuseppe Conte.

Pavarësisht tërheqjeve të ministrave të Renzi-t, Kryeministri Conte i kishte votat e senatit për të vazhduar më tej, por ai zgjodhi të japë dorëheqjen për të kërkuar përsëri votëbesimin e popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME