Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohej për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas mediave vendase, fillimisht shqiptari detyroi gruan italiane që të mbyllte të gjitha profilet e saj në Facebook dhe Instagram. Por ku ishte vetëm fillimi… Shqiptari më pas i ndaloi bashkëshortes së tij të bënte edhe make-up, duke i thënë se “atë e bënin vetëm prostitutat”. Në shtëpi ai nuk kishte lënë më pasqyra. Gruaja dilte vetëm me të ose me lejen e tij dhe duhet të vishte rroba shumë më të mëdha se masa e saj, në mënyrë që të mos i dukeshin format.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto, shqiptari ushtronte edhe dhunë fizike ndaj gruas në kohën kur ajo ishte shtatzënë. Madje kur ajo zbuloi tradhtitë e tij të përsëritura, ai bëri vetëm këtë reagim: “Burri mund ta bëjë këtë. Gruaja, jo, lindi nga brinjët e një burri dhe duhet të nënshtrohet. ”Tortura e gruas nga Piacenza që zgjati pothuajse gjashtë vjet, përfundoi disa ditë më parë, kur u largua bashkë me tre fëmijët në një moment kur ai nuk ndodhej në shtëpi. Ajo shkoi në Polici për të kërkuar ndihmë, ndërsa ai u arrestua.
