Categories Lajme

Itali, ministrat kundërshtojnë mendimin e ekspertëve, masat që pritet të merren nga nesër

Nga frika e përdorimit të fjalës karantinë, kryeministri italian Giuseppe Conte po bën të pamundurën që masat shtrënguese të mos duken si një shkelje premtimi ndaj qytetarëve. Kreu i qeverisë italiane ka njoftuar se po punohet për një paketë masash të reja kufizuese e cila do të bëhet publike të dielën.

Pritet që pavarësisht rasteve që shtohen dita ditës, shkollat të mbeten të hapura, ndërkohë që pritet të vendoset një orar i ri për lejimin e aktiviteteve në mbrëmje.

Kryeministri ngurron të shtrëngojë shumë rregullat anti-virus për të mos dëmtuar më tej ekonominë. Por me numrin e njerëzve të infektuar dhe kujdesin intensiv që ka nisur të ezaurohet, duket se vendimet duhet të jenë të shpejta.

“Përtej lirisë së presidentëve rajonalë, na duhen disa zgjedhje të barabarta për të gjitha territoret“, konfirmon presidenti i Emilia-Romagna, Stefano Bonaçini.

Ekspertët italianë të shëndetit publik po bëjnë presion që ndalimi i aktiviteteve dhe qarkullimi të vendoset në orën 21:00 (ose edhe 8 pasdite) në të gjithë territorin kombëtar. Por disa ministra në qeverinë italiane besojnë se është shumë drastike të mbyllësh të gjithë Italinë në shtëpi në nëntë në mbrëmje dhe të kërkosh të shpëtosh biznesin e restorantit.

Mundësia mbetet e hapur që shtetrrethimi të shtyhet për në orën 22:00 ose 23:00, duke lënë vendet publike të zgjedhin nëse do të qëndrojnë të hapura. Në çdo rast, pas kohës së caktuar, ju mund të largoheni nga shtëpia juaj vetëm për arsye urgjence, shëndeti dhe pune.

Mes aktiviteteve që duhet të ndalet janë të gjitha sportet joprofesioniste, ndërkohë që sa i takon qendrave tregtare ato pritet që të jenë të mbyllura gjatë fundjavës, kur krijohet dhe grumbulli më i madh i qytetarëve.

Dyqanet me pakicë do të qëndrojnë të hapura, ndërsa tregjet lokale ose duhet të respektojnë rregulla të qarta, ose do të mbyllen.

Sa i takon shkollave, ministri kërkoi të specifikojë përqindjen e mësimit në distancë për shkollën e mesme (50%) dhe shpreson se kjo do të jetë e mjaftueshme për të eliminuar rastet brenda institucioneve mësimore, ndërkohë që në klasat më të ulëta, mësimi do të vijojë si normalisht.

Dyqanet për shërbimet personale, parukeri, estetikë do të qëndrojnë të hapura, me kontrolle shumë më të rrepta mbi protokollet dhe urdhrat e mbylljes së menjëhershme për ata që nuk janë në përputhje.

Asnjë vendim nuk është marrë ende për lëvizjet nga një Rajon në një tjetër, por është e mundur që për rajonet që kanë raste shumë të larta me Covid të vendosen limite.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME