Categories Lajme

Itali/ Moti i keq, radhë mjetesh në portin e Barit

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që lëvizin me tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, Ditën e sotme në portin e Barit janë krijuar radhë të mëdha të mjeteve të rënda të detyruara të parkojnë në hapësirën e portit për shkak të situatës meteorologjike në të gjithë Italinë. Nga dita e djeshme Prefektura e Barit ka nxjerrë një urdhërese me anën të së cilës bllokohet lëvizja e mjeteve të renda në territorin e prefekturës dhe për rrjedhojë edhe në hapësirën portuale.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare kjo urdhëresë lëshohet për të lehtësuar lëvizjen në rrugët e brendshme dhe të rrugëve ndërqytetëse e autostradave që për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit kanë rezultuar me probleme të kalueshmërisë. Ditën e sotme Konsulli i Përgjithshëm Adrian Haskaj dhe Oficeri i Kontaktit i Policisë së Shtetit në Bari Kryekomisar Dr. Artur Beu janë takuar me përfaqësues të Policisë italiane dhe të prefekturës së Barit dhe kanë konstatuar se situata është në zgjidhje e sipër, sepse ka filluar lëvizja e mjeteve të rënda nga hapësira e portit dhe së shpejti pritet edhe anulimi i urdhëresës së Prefekturës së Barit për bllokimin e lëvizjes së tyre.

“Për momentin njoftojmë, se nuk ka probleme për tragetet e linjës Bari-Durrës dhe anasjelltas për imbarkimin e mjeteve të rënda dhe të automjeteve familjare. Për çdo problematike mbetemi në dispozicion dhe të gatshëm për zgjidhjen e tyre”, njofton Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME