Categories Lajme

Itali/ Në spitale po mbarojnë shtretërit për pacientët me covid

Dua të jem shumë i qartë, pasi nuk ka asnjë mënyrë tjetër për përballimin e situatës së krijuar, deklaroi ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza në Dhomën e Ulët të parlamentit italian për gjendjen e krijuar në spitalet e vendit pas valës së dytë të Covid-19. “Pa kufizime të rëndësishme në lëvizje, pa një ndryshim thelbësor në mënyrën tonë të jetës, pa respektim të rreptë të rregullave të sigurisë, bashkëjetesa me virusin derisa të vijë një vaksinë është e destinuar të dështojë në mënyrë spektakolare”, theksoi ai.

Në shumë spitale të vendit po mbarojnë shtretërit për pacientët Covid-19. Në Novara, në Piemonte, një spital ndaloi marrjen e ambulancave për disa orë gjatë fundjavës. Një trend tjetër shqetësues ishte rritja e pacientëve në kujdesin intensiv: ata tejkaluan shifrën 2 500, me 44% më shumë në javë dhe gati tetë herë më shumë se një muaj më parë. Kurba e infeksionit në Itali nuk po tregon shenja të rrafshimit, pasi një stabilizim i dukshëm në fillim të kësaj jave u ndoq nga një rritje e madhe e rasteve. Të premten, vendi vendosi një rekord të ri për infeksionet ditore – 37 809 – dhe raportoi 446 vdekje të lidhura me Covid-19, shifra më e lartë ditore që nga 2 maji.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve u rrit në 862,681 raste, ndërsa numri i përgjithshëm i të vd e k u r ve arriti në 40,638, treguan të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë dhe agjencia e mbrojtjes civile. “Është koha që të gjithë të shkojmë në të njëjtin drejtim dhe të luajnë më pak lojëra politike, përndryshe i gjithë vendi do të gjunjëzohet”, deklaroi Massimo Galli, një virolog i njohur në spitalin ”Sacco” të Milanos në një konferencë shtypi me median e huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME