Categories Lajme

ITALI – “Ocean Viking” shpëton sërish migrantë

Anija e shpëtimit “Ocean Viking” ka kryer një shpëtim të dytë që nga e premtja, këtë herë 50 migrantë, shkruan në Twitter dy organizatat që drejtojnë anijen. “Pesëdhjetë persona, përfshirë këtu 10 fëmijë dhe një foshnjë, ndodheshin në një varkë druri të mbipopulluar në kushte të vështira të motit”, deklaruan sot organizatat “SOS Mediterranee” dhe “Mjekë pa Kufij” (MSF). “Të gjithë janë të sigurt në bord”, shtuan ato. Ky operacion çoi numrin e migrantëve të shpëtuar në anijen “Ocean Viking” në 162 persona.

Të premten, anija shpëtoi 112 persona nga një gomone e shpuar, e gjendur rreth 60 kilometra larg brigjeve të Libisë. Anijet e bamirësisë që operojnë në zonën e Mesdheun Qendror kërkojnë dërgimin e migrantëve të shpëtuar në Itali ose Maltë, por shpesh duhet të presin ditë të tëra para se t’u jepet autorizimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME