Categories Lajme

Itali, po kthehej nga puna, humb jetën 18-vjeçari shqiptar

Një 18 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e së premtes në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Pasaro të Italisë, ku shqiptari Rusjon Kercuku, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor. Ndër të tjera bëhet me dije se ai punonte si kamarier në një hotel në Cattolica dhe në kohën e aksidentit, po kthehej nga puna.

Në momentin që ka ndodhur ngjarja i riu po shkonte të takohej me disa miq të tij. Sipas policisë, viktima kishte humbur kontrollin e mjetit dhe u përplas me një shtyllë, dhe si pasojë e plagëve në kokë dhe në gjiks ka humbur jetën menjëherë. Kercuku, në Mars kishte festuar 18-vjetorin e lindjes. Ai ishte student i vitit të katërt në Bramante dhe jetonte në Libertà në Vallefoglia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME