Categories Lajme

Prrenjas, Po kthehej në banesë, grabitet kambisti

Një kambist është grabitur mbrem në Prrenjas. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh Bashkim Sheganit, banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij. Burime për abcnews.al thonë se kambisti ka pohuar se i janë grabitur rreth 10 milion lek të vjetra. Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Rreth orës 21:00, në fshatin Katjel, Prrenjas,  persona ende të paidetifikuar dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit B.Sh., (kambist), banues në Prrenjas i cili ishte  duke u kthyer për në banesën e tij. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet e menjëherëshme janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Librazhd 8 persona  për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intesive për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do çojë në  idetifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë. Ndërkohë vijon krehja e zonës dhe janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Pogradecit dhe Librazhdit./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME