Categories Lajme

Itali, shkat ërrohet grupi ndërkombëtar i dr ogës, mes tyre edhe shqiptarë

Guardia di Finanza e provincës së Trentos në Itali ka shkatërruar një grup trafikantësh  i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge.

Ky grup kriminal i degëzuar në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos.

Nën hetim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës janë vënë gjithsej 43 persona, 37 prej tyre nën urdhër arrestimi.

25 anëtarë të bandës u arrstuan pak orë më parë, 22 u vunë nën pranga  brenda territorit kombëtar italian në Trentino Alto Adige, në Venento e Puglia ndërsa për 3 anëtarë të bandës janë vënë nën pranga me urdhër arrestimit ndërkombëtar në Shqipëri, Turqi e Hungari.

Janë sekuestruar mbi 25 kg kokainë, hashash, e marijuanë si dhe është identifikuar tregtimi i 10 kg të tjera drogë me një vlerë të përgjithshme përfitimi mbi 1 milionë euro.

Ndër 25 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë fazës finale të operacionit Besa, 20 janë shtetas shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian e 1 maqedonas.

“Operacioni u kodua me emirn “Besa 2018″ , pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran dhe u zbardh se shumica e këtij grupi kriminal ishte përbërë nga shqiptarë të lidhur mes tyre me një pakt nderi që në gjuhën shqipe njihet me emrin besa”, informojnë autoritetet e Guardia di Finanza italiane.

Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani , në Zvicër e më pas në Itali. Gjatë operacionit u sekeustruan dhe 20 mijë euro.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME