Categories Lajme

Itali, shqiptari gjendet i varur në pemë 9 metra nga toka, ja si u zbulua mes degëve

Një shqiptar 35-vjeç është gjetur i varur  me rripin e pantallonave në Itali në një pemë. Shqiptari dyshohet se është varur në natën mes të shtunës dhe të dielës, ndërsa është gjetur në pemë në park nga një qytetar pasditen e djeshme rreth orës 17:30.

35-vjeçari ishte varur midis degëve të pemës, larg nga sytë e kalimtarëve. Por një qytetar italian duke ecur përreth me qenin e tij, kafsha u ndal nën pemë dhe pronari filloi të shqyrtojë kur pa shqiptarin të varur.

Disa minuta pas njoftimit të tij policia rrethoi zonën dhe bashkë me zjarrfikësen filluan punën duke prerë degët e pemës për të zbritur kufomën në tokë pas më shumë se dy orësh. Identifikimi se viktima ishte shqiptar u bë përmes dokumenteve që 35-vjeçari kishte me vete.

Sipas policisë italiane rrobat dhe dokumentet e tij ishin në rregull. Ai kishte veshur një palë xhinse, një këmishë të bardhë dhe një xhaketë të errët. Në kyçin e dorës së majtë kishte një byzylyk dhe një unazë në gisht, e cila dukej si martese.

Shqiptari nuk rezultonte që të kishte probleme me drejtësinë italiane, ndërsa po hetohet në lidhje me shkaqet që e detyruan që të vetëvritej, të cilat deri tani janë mister.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME