Categories Lajme

Itali – shqiptari me lëndë narkotike dhe 8 mijë euro në makinë

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është arrestuar nga policia italiane pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi kokaine si dhe 8 mijë euro Cash.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari shiste kokainë me një makinë të tipit “Fiat” në rrugët e Stezzanos. Ndalimi i shqiptarit u bë nga autoritetet në sajë të operacioneve të cilat kishin për qëllim goditjen e personave të rrezikshëm për sigurinë publike dhe trafikantëve të drogës.

40-vjeçari shqiptar në momentin e arrestimit kishte një sasi kokaine prej 40 gram, kjo e ndarë në 19 doza të vogla si dhe shumën e eurove. Pas arrestimit të shqiptarit, autoritete e shtrin kontrollin edhe në banesën ku jetonte 40-vjeçari teksa gjetën edhe 150 gram të tjera kokainë , e cila ishte fshehur në një vazo qeramike në dhomën e ndenjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe disa pajisje, të cilat shqiptari i përdorte për ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla.

Albanese

Stezzano Spaccia Cocaina In Autoarrestato Aveva Con Se 8mila Euro 06971ed0 Eff3 11e8 8149 4bd73cf526cf 998 397 Big Story Detail

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ishte në SPAK për 2 orë, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili …

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është marrë i pandehur nga SPAK lidhur me hakerimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë, automjeti përplas biçikletën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 45-vjeçari shqiptar në Itali

Karabinierët italianë arrestuan në Livorno një 45-vjeçar shqiptar nën akuzën e trafikut të drogës, mbajtjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prostitucion në apartamentin me qira, goditet rrjeti kriminal i kinezëve në Vlorë! Arrestohet çifti, në kërkim bashkëpunëtorja!

Një apartament i lëshuar me qira, ku shfrytëzoheshin gra për prostitucion, është zbuluar në Vlorë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arusha me katër këlyshë shfaqet në Kukës, banori rrëfen çastin e frikshëm: Prita rreth dy orë në makinë

Një arushë së bashku me katër këlyshët e saj është shfaqur mëngjesin e sotëm në…

LEXO ME SHUME