Categories Lajme

Zgjedhjet në degët e PD, dalin fituesit

Partia Demokratike ka përzgjedhur këtë fundjavë kryetarët lokalë në disa prej dëgëve kryesore të sajat, në Shqipëri. Procesi do të vijojë gjatë ditës së sotme dhe fundjavën e ardhshme.

Në zgjedhjet e zhvilluara për kreun e PD-së në Durrës, fitues ka dalë ish-ministri demokrat, Ferdinand Xhaferaj. Prej disa muajsh, Xhaferaj qëndronte në krye të kësaj dege si i komanduar nga Lulzim Basha, ndërkohë që pas zgjedhjeve të zhvilluara këtë të premte Xhaferaj është mandatuar për një mandat 4-vjeçar.

Edhe deputeti i PD-së në Fier, Luan Baçi, është rizgjedhur në krye të degës në këtë qytet. Baçi ka deklaruar se do të vijojë të drejtojë degën e PD-së në Fier, pavarësisht faktit se ka mandatin e deputetit, duke theksuar se rezultatet e zgjedhjeve të fundit, pavarësisht manipulimeve, kanë sjellë rezultate të kënaqshme, shkruan syri.net.

Një mandat të ri në krye të PD-së në Kamzë ka marrë edhe kryebashkiaku demokrat i Kamzës, Xhelal Mziu.

Javën e ardhshme do të zgjidhen kryetarët në disa degë kryesore të vendit, përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë.

Në kuadër të riorganizimit të PD-së, Basha thirri javën e kaluar grupin parlamentar dhe më pas firmosi urdhrin për strukturat, ku kërkoi që në periudhën mes 23 nëntorit dhe 2 dhjetorit të zgjidhen drejtuesit lokalë të PD-së në rrethe.

Zgjedhjet e degëve të PD

Durrës – Ferdinand Xhaferaj

Shijak – Rezart Tusha.

Fier – Luan Baçi

Gjirokastër – Dash Aliko

Dibër – Naim Gazidede

Sarandë – Hariz Mema

Selenicë – Sezai Balili

Kamzë – Xhelal Mziu

Malësi e Madhe – Anton Kokaj

Librazhd – Bujar Vreto

Korçë – Andrea Bano

Maliq – Donald Kulla

Belsh – Bedri Qypi

Devoll – Arben Miza

Gramsh – Kodhel Cala

Këlcyrë – Luan Malko

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME