Categories Lajme

Italia ashpërson masat për emigrantët

Parlamenti italian shndërroi në ligj dekretin e ministrit të Brendshëm Mateo Salvini, që ashpërsonte masat kundër emigrantëve të jashtëligjshëm, në fuqi prej Shtatorit. Ligji i ri parashikon procedura të përshpejtuara dëbimi drejt vendeve të origjinës, veçanërisht për azilkërkuesit që kryejnë vepra penale.

Azil do t’u jepet vetëm atyre që u rrezikohet jeta në zona lufte apo persekutohen politikisht nga qeveritë e vendeve të origjinës.

Nga këto ndryshime rrezikohen nga dëbimi të paktën 20 mijë të huaj, 25% e numrit total të tyre që përfituan azil për arsye humanitare vitin e kaluar. Por zv/Kryeministri italian ka të tjera argumente në mbrojtje të ligjit.

“Lega dhe qeveria po zgjidhin probleme të pazgjidhura prej vitesh. Është një dekret që kufizon biznesin e emigracionit klandestin. Ky ligj i jep më shumë të drejta refugjatëve të vërtetë”.

Ligji është kritikuar ashpër nga demokratët në opozitë, të cilët në shenjë proteste mbuluan fytyrën me maska, që deputetët e shpjeguan me faktin se ky ligj nuk do t’u njohë identitetin dhe fytyrën dhjetëra mijëra emigrantëve që jetojnë e punojnë në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME