Categories Politike

Italia jep shpresë për shqiptarët, Conte: Negociata për Shqipërinë në nëntor

Vendimi i Këshillit Evropian për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas kundërshtimit nga Franca, Holanda dhe Danimarka, ka krijuar zemërim te vendet e tjera të BE, të cilat donin që ky proces të ndodhte. Mes vendeve më të zhgënjyera për vendimin negativ të KE është Italia, e cila ka shprehur gjithmonë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka deklaruar pas vendimit të KE se do t’i propozojë Bashkimit Evropian të marrë sërish në shqyrtim hapjen e negociatave të për vendet ballkanike në muajin nëntor 2019. Për kryeministrin Conte vendimi i KE është një gabim historik, duke paralajmëruar se ky vendim i hapë rrugë aktorëve të tjerë, që të rrisin influencën në rajon.

“Dështimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një shuplakë e madhe, një gabim historik. Ne do të propozojmë ta çojmë çështjen në BE, që të shqyrtohet në fillim të nëntorit. Me këtë vendim, Evropa jo vetëm po dëmton veten, por rrezikon të përfitojnë vendet e tjera për të zgjeruar sferën e ndikimit në rajon”, tha kryeministri italian, Giuseppe Conte, pas vendimit të KE.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME