Categories Lajme

Italia lejon dasmat

Italia ka vendosur të lejojë ceremonitë martesore, dhe çiftet nuk do të jenë më të detyruar të mbajnë maska. Ndërkohë në muajin shtator pritet të rifillojë edhe shkolla, por duke respektuar distancimin social dhe ruajtjen e higjienës në mënyrë rigoroze. Çiftet e reja në Itali nuk janë të detyrurara të përdorin maskat gjatë ceremonisë martesore dhe u lejohet puthja në altar. Që prej nisjes së pandemisë së koronavirusit, këto tradita martesore ishin ndalur me dekret të qeverisë Conte. Vendimi i marrë nga Komiteti Tekniko-Shkencor, ka hyrë në fuqi nga kjo e shtunë. Kërkesa erdhi pasi Konferenca Episkopale e Kishës Katolike Italiane argumentoi se “çiftet e reja nuk mund të konsiderohen të huaj për njëri-tjetrin, ndaj është i tepërt përdorimi i maskës në altar”.

Njëkohësisht është lejuar të hiqen dorezat njëpërdorimshe gjatë kungimit, me rekomandimin e peshkopëve dhe të ruhet higjiena me përdorimin e solucioneve dezinfektuese, Por vazhdon të jetë i detyrueshëm përdorimi i maskave për priftërinjtë. Komiteti Tekniko Shkencor ka rekomanduaer që duart e celebruesit të meshës të mos jenë në kontakt me ato të besimtarëve,  Mbetet e detyrueshme edhe distanca të paktën 1 metër nga një besimtar në tjetrin. Ndërkohë në muajin shtator pritet të rifillojë edhe shkolla, por duke respektuar distancimin social dhe ruajtjen e higjienës në mënyrë rigoroze. Autoritetet kanë filluar përgatitjet për të siguruar që nxënësit të kthehen në një ambient të sigurt. Maska tani është e detyrueshme, por afër fillimit të vitit shkollor Ministria e Arsimit mund të vendosë ta heqë atë. Mësimi do të organizohet me turne, ndaj qeveria ka krijuar një fond të posaçëm për punësimin e 50,000 mësuesve të përkohshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME