Categories Lajme

Italia me shifrat më të ulëta ditore në dy muajt e fundit

Italia ka publikuar 165 vdekje që kishin të bënin me koronavirusin përgjatë 24 orëve të fundit, u bë e ditur në konferencën e përditshme nga Ministria e Shëndetësisë italiane. Ky është numri më i ulët ditor në dy muajt e fundit, derisa 2,155 të tjerë u liruan nga spitali. Italia u zhvendos në fazën e dytë një javë më parë, por kurba vazhdon të rrafshohet ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Numri i vdekjeve ra në 165. Shifër më e ulët nuk ishte raportuar që nga 9 marsi, ku u raportuan 95 vdekje. Gjithashtu, shteti evropian kishte vetëm 802 raste të reja pozitive, numri më i ulët ditor që nga 6 marsi. Përgjatë 24-orëshit të fundit, Italia kreu 51,678 teste diagnostikuese. Shtatë pacientë të tjerë u larguan nga kujdesi intensiv. Deri më tani, 105,186 njerëz janë shëruar plotësisht nga sëmundja.

Totali i të vdekurve në vend është 30.560. Vendi ka 83,324 raste pozitive aktive. Disa rajone janë pothuajse të liruara nga koronavirusi tani, por Lombardia mbetet epiqendra e shtetit të Gadishullit Apenin, me 282 raste të reja nga 7.369 teste dhe 62 vdekje përgjatë të dielës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME