Categories Lajme

Italia regjistron 14 761 teste pozitive dhe 342 humbje jete

Itali, Rezultuan 14 761 teste pozitive me COVID-19, në krahasim me dje që ishin 16 232, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, u regjistruan edhe 342 viktima të tjera ditore. Shkalla e pozitivitetit është rritur me 0,3% duke shkuar në 4,7% (4,4% dje).

“Epidemia po zvogëlohet në shumë rajone, përveç në disa. Incidenca e llogaritur është e barabartë me 159 kundrejt 182 javës së kaluar, që është mbi 50 raste për 100 mijë banorë”, tha presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë (ISS), Silvio Brusaferro, gjatë një konference për shtyp.

Sipas ISS, shtrimet në spitale, në pavijone dhe kujdesi intensiv, po zvogëlohen.

Pas më shumë se një muaji, shtrimet në spital në kujdesin intensiv për Covid në Itali kthehen për herë të parë nën 3 000, me 2 979 pacientë në reanimacion, 42 njësi më pak krahasuar me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve. Nga ana tjetër, 21 440 persona janë të shtruar në spitale në pavijone të zakonshme, një rënie prej 654 njësish e krahasuar me dje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tetori Rozë/Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, i njohur në mbarë botën si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME