Categories Lajme

Italia shton masat e kontrolleve për hyrjet nga vendet jashtë zonës Schengen

Italia shton masat e kontrollit për personat që hyjnë në territorin italian nga vendet e jashtë zonës Schengen duke aplikuar kryerjen e tamponëve në aeroporte Në një dokument shpërndarë për mediat, ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se duhet bërë gjithçka është e mundur për të shtuar kontrollet ndaj personave që vijnë nga vendet e zonës ekstra Schengen me një situatë pandemie të qëndrueshme. Urdhëresa e 30 qershorit 2020 e Ministrisë së Shëndetësisë kërkon karantinim 14 ditë e mbikëqyrje shëndetësore për të gjithë personat që hyjnë në Itali nga vendet jashtë zonës Schengen.

Pjesë e këtyre vendeve është dhe Shqipëria. Ministria Italiane e Shëndetësisë ka kërkuar kryerjen e tamponëve për udhëtarët që mbërrijnë në pikat kufitare të aeroporteve, edhe pse ministri Roberto Speranza thekson se “tamponët janë vetëm një masë shtesë që nuk duhet të zëvendësoj karantinimin.

“Gjithashtu numri i 1 i sistemit shëndetësor italian rekomandon autoritetet lokale të provincave autonome, rajoneve e komunave italiane se në draft ligjin e lançimit të ekonomisë janë parashikuar 32 milionë euro fonde që mund të përdoren nga ata për të marrë me qira strukture hotelerie ku mund të aplikojnë karantinimin e izolimin e detyruar.

Këto fonde mund të përdoren dhe për të pajisur këto struktura me staf mjekësorë, për sterilizimin e higjienizimin e ambienteve e formimin e specializimin dhe të stafit të hotelit e të lavanderive. Italia ka përfshirë në këto masa kontrolli kufitar dhe 4 vendet të zonës Schengen si Bullgaria, Rumania, Qipro e Kroacia, ku për arsye teknike qarkullimi i lirë i personave nuk ka hyrë ende në fuqi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME