Categories Lajme

Italia shtyn gjendjen e emergjences

Italia pritet të shtyj deri më 31 dhjetor 2020 gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore për shkak të pandemisë Covid 19. Vendimi ende nuk është zyrtar por burimet qeveritare kanë përcjellë për mediat lajmin se shumë shpejt kryeministri Giuseppe Conte do të firmos urdhër dekretin e ri, që shtyn nga 15 tetori 2020 në 31 dhjetor 2020 gjendjen e  emergjencës Covid. Kjo është hera e dytë që qeveria italiane kërkon zgjaten e emergjencës nga koronavirusi.30 korriku 2020 qe afati i parë i skadimit të saj, i cili u e shty nga qeveria italiane deri më 15 tetor 2020.

Edhe pse gjatë javëve të fundit vlerësimi i Organizatës Botërore të Shëndetit ndaj Italisë është më se pozitiv, duke e konsideruar si vendi që ja doli të ketë sot realitetin më të mirë ndaj emergjencës Covid, në krahasim me vendet e tjera evropiane, shifrat e fundit të kurbës pandemike preokupojnë autoritetet italiane. Dy ditë më parë u regjistrua numri më i lartë i personave të infektuar në 24 orë, me 1912 raste pozitive, shifër kjo më e lartë që prej përfundimit të fazës së lockdown. E në 24 orët e fundit shifrat vazhdojnë të preokupojnë duke regjistruar 1869 të infektuar e 17 viktima.

E me këto të dhëna duket më se e justifikueshme vendimi i qeverisë italianë për zgjatjen e gjendjes së emergjencës duke kujtuar se në korrik të 2020 (kur ndodhi dhe shtyrja e parë e afatit të saj), Italia shënonte mesatarisht rreth 400 raste pozitive në 24 orë. Preokupon veçanërisht rritja e numrit të personave të infektuar të shtruar në repartet Covid si dhe të atyre në repartet e terapisë intensive.

Raporti javor tregon se ka gati një dyfishim të numrit të tyre në krahasim me një javë më parë e për të tetën javë radhazi shënohet një rritje progresive të rasteve pozitive. Virusi Covid 10 qarkullon në të gjithë territorin kombëtar e numërohen 2397 vatra aktive, 698 prej të cilave janë shtuar në 7 ditët e fundit.

Pa dyshim shtyrja e afatit të emergjencës do të ketë ndikim në ekonominë vendase që po kalon një fazë të vështirë e do të kërkoj amortizatorë ndihmës në shumë sektorë të saj, si dhe një vazhdimësi të respektimit të masave anti-covid, si përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, përdorimi i detyrueshëm i saj nga ora 18.00 deri më 6.00 në vendet me rrezik grumbullimi, distancimi social etj.

Pak orë më parë Komitetit Tekniko shkencor pas një analize specifike informoj se momentalisht në Itali nuk janë kushtet e duhura për hapjen e stadiumeve me publik e në cdo aktivitet tjetër sportiv. Ndërsa për impaktin që hapja e shkollave mund të ketë në kurbën e pandemisë.

Ky komitet informon se dhe pse janë verifikuar raste infektimit nuk është vërtetuar përcjellja zinxhirë të infektimit në shkolla e do duhen të paktën 2 javë të tjera për të pasur një analizë specifike mbi situatën Covid në shkollat italiane. Ministri Italian i shëndetësisë Roberto Speranza ka deklaruar se “muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë e duhet impenjimi i të gjithëve për t’ia dalë sa më mirë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mashtrimi në WhatsApp, më shumë se 100 të arrestuar në Spanjë

Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë të akuzuar për vjedhjen e mijëra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan/ Pensionistët: Punojmë punë të ndryshme për të siguruar të ardhurat

Të shumtë janë ata pensionistë në qytetin e Elbasanit që nuk kanë hequr dorë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër

48-vjeçari, Pllumb Lohja është arrestuar në Shkodër. Lohja ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përdorimi shtuar i pijeve alkoolike, mjekët ngrenë alarmin: Të mos abuzohet gjatë stinës së verës, po shtohet numri i…

Stina e verës shoqërohet me rritje të pacientëve që referojnë probleme të shëndetit mendor. Mjekët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 20 vjeçari, dhe procedohen disa të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë -Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi në flagrancë shtetasin A. R.,…

LEXO ME SHUME