Categories Lajme

Italia shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri në muajin Tetor

Gjendja e emergjencës e vendosur në Itali pritet që të mbetet në fuqi deri në tetor. Lajmin e ka dhënë kryeministri i vendit Giuseppe Conte. Pas disa javësh shqyrtimi, kabineti i tij ka rënë dakord që gjendja e emergjencës të shtyhet deri në tetor. Një rezolutë e hartuar nga Parlamenti të martën e vendos datën e mbarimit të kësaj gjendjeje deri më 15 tetor, raportoi agjencia e lajmeve Ansa. Conte u shpreh se shtyrja ishte e pashmangshme ndërsa shtoi se “në këtë mënyrë vendi do të jetë më i sigurt.”

“Bashkë me kurbën e transmetimit, impakti i Covid-19 në shërbimin kombëtar shëndetësor është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo na inkurajon ne, të dhënat na tregojnë se virusi vijon të qarkullojë në vendin tonë,” u shpreh ai. Gjendja e emergjencës, e vendosur në fillim të epidemisë në Itali, e ka lejuar qeverinë që të implementojë masa emergjente me anë të një serie dekretesh. Zgjatja e periudhës do t’i lejojë qeverisë “të zgjasë masat e nevojshme” dhe “të mbetet në gatishmëri në mënyrë që të ndërhyjë menjëherë nëse ka përkeqësim të situatës,” shpjegoi Conte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME