Categories Lajme

Pipero: Gripi i stinës mund të shtojë të sëmurët

Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, në një bashkëbisedim me gazetarin Enkel Demi sqaroi se spitalet shqiptare kanë kapacitete përballuese për viruset e stinës. Sipas tij që këto kapacitete të mos rëndohen me virozat e stinës siç është gripi stinor, duhet që qeveria të marrë masa dhe të sigurojë vaksinën për moshat e rrezikuara të cilët janë më të ekspozuar për tu dëmtuar më tepër nga koronavirusi.

Pipero sqaroi gjithashtu se evidencat ende nuk kanë treguar nëse Covid-19 lë një imunitet të përkohshëm apo vazhdon gjithë jetën. Sakaq mjeku infeksionist nuk kurseu këshillat e tij për ndërgjegjësimin e qytetarëve për tu mbrojtur nga koronavirusi duke respektuar distancimin social dhe rregullat e higjienës.

 Sa i kemi kapacitet për të përballuar edhe fluksin e personave që preken nga viruset stinore?

Pëllumb Pipero:Kapacitete përballuese spitalet shqiptare kanë. Numri mund të vijë duke u shtuar edhe për shkak të gripit stinor. Kapacitete kemi  dhe mund të shtohen. Nëse për viruset e gripit stinor kemi një vaksinë dhe qeveria duhet të mendojë për moshat e rrezikuara. Ndoshta nga fundi tetorit apo fillimi i nëntorit do të kemi një vaksinë, por askush nga ne nuk duhet të presë një mrekulli nga vaksina. Ende nuk dihet nëse ky virus lë një imunitet të përkohshëm, apo për gjithë jetën. Duhet të kalojnë së paku 18-24 muaj që të arrihet raporte afatgjata në lidhje me imunitetin. Besoj që vaksinën do ta kemi në fund të vitit. Kam besim te vaksina, por më shumë besim kam tek ndërgjegjja qytetare

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME