Categories Lajme

Italianët “kryqëzojnë” Hysajn pas “Bella Ciao”: “Krim, Lazio është fashiste” (Video)

“Bella Ciao” është një himn internacional kushtuar luftës për liri, një këngë që Hysaj e zgjodhi pa u menduar shumë, e aq më pak pa i kushtuar rëndësi mesazhit që ajo përcjell, thjeshtë ishte një këngë shumë e njohur dhe e lehtë për tu kënduar përpara shokëve të ri të skuadrës, një rit që ndodh kudo në këto raste në botën e futbollit.

Fatkeqësisht tifozët ultras të Lazios nuk e kanë pritur mirë, e kanë konsideruar një provokim, pasi kjo këngë bie ndesh me atë që tifozët lacial përfaqësojnë.

Mllefi i tyre ishte aq i madh sa në momentin kur video bëri xhiron në rrjetet social zbarkuan në hotelin ku është i grumbulluar ekipi i Lazios për ti kërkuar llogari personalisht mbrojtësit shqiptarë.

Mes tifozëve dhe Hysaj është futur Igli Tare, me drejtorin sportiv të Lazios që qetësoi disi ultrasit, shmangu një përplasje fizike, duke i bërë të ditur tifiozëve se ishte thjeshtë një zgjidhje rastësore pa ngjyrime politike, e aq më pak për ti bërë keq tifozëve, kjo është gjëja e fundit që do të bënte një lojtar që sapo ka zbarkuar në ekipin e ri. Debati me tifozët pati një ndikim të madh pasi drejtuesit e Lazios bënë gjithçka që video të zhdukej menjëherë.

Imakti i këtij video ishte aq i fortë sa klubi i Lazios reagojë me anë të një komunikate zyrtare për mediat duke shkruar: “Është detyra e klubit që të mbrojë një pjesëtar të tij dhe ta largojë nga instrumentalizimet personale dhe politike që qartësisht në këtë çështje nuk kanë të bëjnë aspak me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin u zhvillua episodi”, lexohet ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Tifozët lacial nuk janë mjaftuar më kaq por kaluan në veprime ekstreme duke vendosur një banderolë fyese në një prej rrugëve më të populluar në Romën veriore, me mbishkrimin: “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”. Kjo është dhe pjesa më e shëmtuar e kësaj çështje të fryrë në mënyrë ekstreme dhe të nxjerrë totalisht nga konteksti që për fat të keq ka si protagonistë kapitenin e kombëtares shqiptare./BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME