Categories Lajme

Italianët në kërkim të dy vëllezërve shqiptarë, u liruan nga burgu se ishin binjak dhe nuk u provua dot kush ishte hajduti, tani janë zbuluar

Dy vëllezër binjakë nga Shqipëria, Edmond dhe Eduard Trushi, 38 vjeç, kërkohen nga Policia italiane për disa vjedhje shtëpish në vendin fqinj. Ata janë arrestuar dhe më parë, por janë liruar nga gjykatat italiane sepse informacioni i tyre gjenetik është pothuajse identik.

Mirëpo, studimet e viteve të fundit kanë arritur të provojnë se pavarësisht se ADN-ja është pothuajse identike, binjakët kanë dallime.

“Nëse i shihni telefononi në 112”, ky është apeli i karabinierëve të Udines për kapjen e dy vëllezërve Trushi. Ata dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve që kanë ndodhur muajt e fundit në këtë provincë.

“Binjakët me origjinë shqiptare janë specialistë autentikë: hapin një vrimë në kornizën e dritares, më pas futin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur. Me këtë sistem ata kanë bërë qindra goditje vitet e fundit në Italinë e Veriut”, thuhet në shkrimin e medias italiane Corriere Della Sera.

Problem deri tani për autoritetet italiane ka qenë ngjashmëria pothuajse identike e dy vëllezërve  (të njëjtat prerje flokësh dhe të njëjtat tatuazhe) dhe ishte shumë e vështirë të atribuohej në mënyrë specifike krimi vetëm me analizën e ADN-së, pasi gjurmët e tyre të mbetura në vendngjarje dhanë rezultate të pasigurta.

Megjithatë, sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Islandës, i cili konfirmon një analizë të mëparshme të vitit 2008, edhe binjakët identikë homozigotë kanë disa dallime gjenetike. Kjo u zbulua nga një studim i Universitetit të Islandës i publikuar në vitin 2021 në Nature Genetics, sipas të cilit roli i faktorëve gjenetikë në dallimet midis binjakëve identikë është nënvlerësuar.

Falë edhe ngjashmërisë së ADN-së së vëllezërve Edmond dhe Eduard Trushi, ata janë shpallur të pafajshëm tre herë dhe janë larguar nga vendi për një kohë të gjatë. Në vitin 2020, ata u dënuan nga Gjykata e Mantovës me 2 vjet e dy muaj. Ata kishin marrë më parë dy dënime të tjera në Pordenone: i pari me 6 vjet e 10 muaj dhe e dyta në apel për 5 vjet e 5 muaj. Si dhe kishin një urdhër dëbimi nga Italia.

Karabinierët në Itali dyshojnë se dy vëllezërit binjakë nga Shqipëria duket se janë rikthyer dhe kanë nisur sërish të kryejne vjedhje. Hetuesit janë në kërkim të tyre si “autorë të dyshuar” të grabitjeve të reja. Komandanti i njësisë hetimore të Komandës Krahinor të Karabinierëve të Udines konfirmoi për Corriere raporte të ndryshme kundër tyre dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME