Categories Lajme

Itali,Përfundojnë në pranga motër e vëlla, dyshohet se tentuan të vrasin një tunizian

Dy shqiptarë, vëlla e motër, pjesëtarë të një grupi kriminal në Itali janë arrestuar nga autoritetet italiane pasi tentuan të vrisnin një 38-vjeçar tunizian.

33-vjeçarja Romina Plaka mendohet se është e dashura e një krimineli afrikano-verior të njohur në Itali, aktualisht në burg, ndërsa vëllai i saj 30-vjeçar Eno Shoti është dënuar më herët për drogë.

Hetimet nisën mbrëmjen e 29 shtatorit, pas plagosjes së tunizianit në via Aldo Moro. Afrikano-veriori u gjet i plagosur në faqen e djathtë, pas një të shtëne me armë zjarri.

Falë ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit, i plagosuri u transportua në urgjencë dhe më pas në spitalin rajonal “Torrette” në Ankona, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autorët të cilët kishin sulmuar fillimisht tunizianin fizikisht, mësohet se u identifikuan pas provave të gjetura në vendngjarje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME