Categories Lajme

Iu gërvishën makinat/ Sherr i madh në Tiranë, të rinjtë përleshen me njëri-tjetrin, 8 të arrestuar dhe 2 të plagosur

Një sherr masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në zonën e liqenit, ku të përfshirë kanë qenë 8 të rinj.

Ngjarja ka ndodhur në një parkim, ky 2 makina janë gërvishtur, në rrethana të paqarta, por kjo ka shërbyer si shkak për sherrin, ku mbetën të plagosur 2 persona.

Per ketë ngjarje ka reaguar edhe policia.

Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale për një konflikt të ndodhur në afërsi të Liqenit Artificial, ju sqarojmë se:

Më datë 27.03.2022, në parkingun në administrim nga shtetasi Y. S., janë gërvishtur dy mjete të parkuara dhe janë konfliktuar shtetasit Y. S, O. S., I. K., A. S., me shtetasit F. L., Sh. L., E. L., dhe A. L.

Shërbimet e Policisë sapo kanë marrë njoftimin, kanë kaluar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar palët e konfliktit në komisariat.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar shtetasit Sh. L. dhe A. L., të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në spital, janë shoqëruar në komisariat. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME