Categories Lajme

Rregulla të reja për shoferët, forcohen masat/ Kush nuk paguan gjobën brenda 30 ditëve, i bllokohet mjeti

Shoferët që nuk paguajnë gjobat brenda 30 ditëve, do u bllokohet mjeti deri në momentin që do ta shlyejnë atë.

Në një intervistë, Shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili shpjegon se kjo nismë është në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor.

“Secili person që kapet dhe ndëshkohet me një masë administrative, ai duhet ta likuidojë brenda afateve të caktuara. Dhe kush nuk e likuidon brenda 30 ditëve, nëse ai kapet në qarkullim behët ndalimi administrativ i mjetit dhe çdo person që ka një ose më shumë gjoba, në rast se nuk i likuidon nuk i ofrohet shërbim në Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor”, tha për Abc shefi i Sigurisë Rrugore, Skënder Ismaili.

Që prej fillimit të vitit në të gjithë vendin janë shënuar 414 aksidente rrugore që kanë shkaktuar 44 viktima, 49 persona të plagosur rëndë dhe 462 të plagosur lehtë.

Shkaqet kryesore të këtyre ngjarjeve kanë qenë manovrat e gabuara të shoferëve në rrugë, shpejtësia dhe përdorimi i alkoolit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME