Categories Lajme

Iu gjetën në xhep 5 mijë euro, Gjykata e Posaçme e Apelit kthen në qeli ish-inspektorin e Tatimeve

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në qeli ish-inspektorin e Tatimeve, Erjon Trungu, i akuzuar për “korrupsion”. Me kërkesë të SPAK, Apeli ndryshoi në “arrest në burg” masën e “arrest në shtëpi” të dhënë më herët për të nga Shkalla e Parë.

37-vjeçari Erion Trungu, me detyrë inspektor në hetimin tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme, u arrestua në shtator 2020, pasi dyshohej se merrte para nga subjektet private, për të mos i hetuar kur i gjente në shkelje. Në momentin e arrestimit iu gjetën me vete 5 mijë euro, të cilat i kishte marrë në formë rryshfeti nga një biznes në Kamëz.

Kush është Erion Trungu  Telashet për inspektorin Erion Trungun me bizneset kanë qenë të vazhdueshme. Në vitin 2015, bëhet me dije se Erion Trungu së bashku me kolegun e tij Arian Xheblati janë dhunuar për shkak të detyrës, pasi gjobitën një biznes në Tiranë.

Në atë kohë policia njoftonte se Fatmir Sulaj dhe Fredi Keta kanë goditur inspektorët e tatimeve Erion Trungu dhe Arian Xheblati, pasi kishin gjobitur biznesin sepse kasa fiskale nuk ishte funksionale. Në këto kushte, biznesmenit iu vendos një gjobë, por vetë pronari nuk ishte prezent. Vetëm pak minuta më vënë, Sulaj i telefonon njërit prej 2 inspektorëve, duke i kërkuar një takim për të sqaruar nga afër punën e gjobës.

Së bashku me pronarin vjen edhe shoku i tij Fredi Keta, i cili kishte njohje me të 2 tatimorët. Vendi i takimit u caktua te stadiumit “Selman Stërmasi”, pranë një lokali. Biseda u acarua nga vetë pronari Sulaj, duke goditur dhe ofenduar inspektorët, ku këta të fundit bënë denoncimin në policinë e kryeqytetit. Njëri nga dy inspektorët mori edhe ndihmë mjekësore pas disa plagëve pa pasoja të rënda për shëndetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME