Categories Lajme

Iu kërkua të justifikojë pasurinë, Saimir Taullau dorëzon në OFL formularin e deklarimit

Saimir Taullau së bashku me avokatin e tij, Detar Hysi është paraqitur sot për dorëzimin e formularit të pasurisë brenda afatit ligjor. Afati ligjor për dorëzimin e formularit për justifikimin e pasurisë së Taullaut përfundonte në orën 16:00. Dy ditë më parë agjentët e OFL i dërguan formularin për të justifikuar pasurinë Saimir Taullaut në Lushnje.

Ai njihet si rival i fortë i drejtuesit të bandës së Lushnjës Aldo Bare, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve. Konfliktet nisën pas vrasjes së vëllait të tij, Baki Taullaut në vitin 2005. Taullau njihet si biznesmen në Lushnjë por aktivitetin e tij e ka zgjeruar dhe përtej vendit, ndërsa më herët ka patur në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Më herët Saimir Taullaut iu sekuestra një automjet i blinduar në kuadër të operacionit ‘Forca e Ligjit.’

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME