Categories Showbiz

Nata e madhe e çmimeve Oscar/ Ceremonia do të transmetohet në ekranin e Top channel

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve OSCAR do të ketë destinacion ekskluziv ekranin e Top Channel-it. Eventi më i rëndësishëm kinematografik i vitit, do të përcillet drejtpërsëdrejti nga Los Angeles-i me komente dedikuar teleshikuesit shqiptar, të dielën pak pas mesnate. Në tre pjesë, analizën fillestare të këtij viti kinematografik nga kineastët shqiptarë, shkëlqimin e tapetit të kuq, dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Këtë vit OSCARS do të moderohet nga Jetona Kocibelli, Genc Përmeti dhe Nevina Shtylla.

“Për mua është eksperienca e dytë këtë vit. OSCARS e ka vitin e katërt në Top Channel. Është kthyer tashmë në traditë. Është një emision shumë i bukur. Bëhet njëherë në vit dhe ka ekskluzivitetin e të transmetuarit në Top Channel. Do të jemi me komente përgjatë gjithë asaj nate nga Dolby Theater,  Los Angelos. E ne sigurisht që do të jemi këtu në Top Channel. Në këtë studio, e cila është duke u bërë gati për këtë natë të madhe të 92 të ndarjes së çmimeve OSCAR”, u shpreh Jetona Koçibelli.

“Viti 2019 mund të konsiderohet pa frikë si një vit shumë i mbarë për kinematografinë. Ka filma jashtëzakonisht të mirë. Autorë të mrekullueshëm, të cilët janë në një garë gladiatoreske. Është ndoshta viti më konkurrues që kemi parë në dekada në rrëmbimin e trofeut të regjisorit, të aktorit dhe gjithë komponentëve më të mirë që ekzistojnë sot në artin e shtatë. Mirë se vini!”, tha Genc Përmeti.

“Çmimet OSCAR përbëjnë kuriozitet të veçantë për të gjithë ata që e dashurojnë kinemanë ndaj do të jemi në një transmetim maratonë dedikuar për të gjithë teleshikuesit shqiptarë. Me përkthim të gjithë ceremonisë, me kineastë shqiptarë që japin opinionet e tyre duke përçuar hap pas hapi të gjitha zhvillimet më të fundit që do të ndodhin në OSCAR. Qëndroni me ne sepse do të jetë një natë e paharrueshme!” deklaroi Nevina Shtylla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME