Categories Bota, Lajme

Iu rrëzua pema, humb jetën në krye të detyrës zjarrfikësja 19-vjeçare

Kanada- Një zjarrfikëse 19-vjeçare ka humbur jetën në krye të detyrës në Kanadanë Perëndimore, ndërsa vendi përballet me sezonin më të keq të zjarreve në histori.

E reja, Devyn Gale u godit nga një pemë që u rrëzua si pasojë e flakëve teksa punonte në një zonë të largët pranë Revelstoke në Kanada. Ajo u transportua menjëherë me helikopter në spital, por fatkeqësisht plagët që kishte marrë rezultuan fatale për 19-vjeçaren.

Për lajmin e hidhur, kryeministri Trudeau i përcolli ngushëllimet më të thella familjes së zonjës Gale, miqve dhe kolegëve të zjarrfikëses.

“Ne nuk duhet të harrojmë kurrë rreziqet që marrin këta heronj sa herë që vrapojnë drejt rrezikut,” tha ai.

Kjo shënon vdekjen e parë në terren që nga fillimi i sezonit të zjarreve në Kanada dhe thuhet se është e para në British Columbia që nga viti 2015.

Rreth 900 vatra zjarri janë aktualisht në të gjithë Kanadanë, ndërsa 560 prej të cilave mbeten jashtë kontrollit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME