Categories Lajme

Iu shemb shtëpia nga tërmeti/ Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit, dalin emrat e viktimave

Tragjedia e familjes Lala në Kënetë të Durrësit ka prekur të madh e të vogël në Shqipëri që po ndjekin hap pas hapi çfarë po ndodh pas tërmeteve të fuqishme që goditën sot vendin, duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në Durrës, Tiranë e Krujë dhe një numër viktimash që rritet nga momenti në moment. Gazetarja Klodiana Lala e cila ka ndjekur gjithçka çfarë po ndodh pranë kësaj familje ka raportuar edhe emrat e viktimave dhe personave që dyshohet se janë nën rrënoja.

Sadete Lala, është nxjerrë e pajetë, nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara.

Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes.

Ramë Lala ka shenja jete, djali që komunikon herë pas here nën rrënoja mendohet që është 17 vjeç.

Griselda Lala, motra e Ramës, mendohet 15 vjeç, e pagjetur.

Marjeta Lala, nusja e djalit e Sadetes, kunata e Ilirit, nëna e katër fëmijëve, e zhdukur.

Emilio Lala, djali i Marjetës, i zhdukur.

Amelia Lala, është nxjerrë e pajetë, 6 vjeçe, vajza e Marjetës.

Dionis e Dionisa Lala, binjakë nën rrënoja, fëmijët e Marjetës.

Jashtë banese kanë qenë nëna e Ramë dhe Griselda Lalës, e cila ndodhej në Tiranë tek e motra. Ka shkuar në Durrës dhe ndodhet në gjendje shoku në spital.

Po kështu, bashkëshorti i Marjetës, i cili ndodhej në Itali dhe është nisur për të ardhur si dhe djali tjetër i Sadete Lalës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME