Ramë Lala, 17-vjeç ka mundur që të dalë nga rrënojat e tërmetit të rënë në Durrës, pas më shumë se 10 orësh nga lëkundjet shkatërrimtare që goditën vendin tonë mëngjesin e sotëm. 17 vjeçari kishte dhënë gjatë gjithë kohës shenja jete, ndërkohë që poshtë rrënojave gjenden familjarë të tij.
Kanë qenë trupat e ardhur nga Kosova, ata që kanë bërë të mundur nxjerrjen e Lalës nga rrënojat e banesës, ku banonin të paktën 9 persona. Në momentet e nxjerrjes i riu ka qenë në gjendje të rëndë, por mbetej i vetëdijshëm, dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Vijon…

