Categories Lajme

Iu shua familja nën rrënoja/ Gazetari tregon dhimbjen e kryefamiljarit Lala: Ka ende shpresë

Gazetari i ABC News, Juxhin Mustafaraj, i ftuar në emisionin “Historia ime”, ka treguar historinë e kryefamiljarit Lala, i cili ende ka shpresë për të gjallë nën rrënoja. Mustafaraj ka treguar se kryefamiljari nuk flet me askënd dhe ka 24 orë që nuk i largohet pikës më të afërt ku edhe lejohet që të rrijë. Sipas tij, ai është gjithmonë në komunikim me forcat italiane pasi mund ta flasë gjuhën e tyre.

Shiko minutën e 15

“Familja Lala është më e prekura nga kjo fatkeqsi. Përbëhet nga 12 anëtarë që jetonin në një banesë 4 katëshe. Nga banesa është nxjerrë i gjallë vetëm një prej djemve të familjes. Edhe 4 të tjerë janë nën rrënoja. Në asnjë moment nuk i jemi afruar kryefamiljarit. Është një shirit policie i vendosur nga forcat e emergjencës. Është një situatë dramatike të shohësh një baba, i cili ka tre djemtë e tij dhe bashkëshorten dhe në një itinerar prej 3 metrash ka 24 orë që bën vetëm një lëvizje nag njëri krah në tjetrin.Nuk pranon askënd që t’i afrohet. Është në komunikim të vazhdueshëm me ekipet e emergjencës italiane. Ka qënë emigrant në Itali dhe mund të komunikojë me ta. Shpresa e mban aty dhe ai nuk ka asnjë njoftim. Jo vetëm gazetarët por edhe familjarët e kanë të vëshirë që t’u afrohen dhe t’i japin shpresë,”-tha gazetari.

49 persona të vdekur, 750 të plagosur dhe 47 të shpëtuar! Ky është bilanci tragjik i tërmetit të së martës, i cili është pasuar në ditët në vijim me lëkundje të tjera toke. Pas dy netësh ekpiet e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë pasi personat e raportuar nga familjarët si të humbur janë gjetur, edhe pse të pa jetë. Ndërsa kërkimet vijojnë në zonën e ish-Kënetës në Durrës dhe në pallatin 6 katësh në lagjen numër 18, pranë Kryqit të Kuq në qytet. Aty po zhvillohen kërkimet për 6 persona të zhdukur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME