Categories Covid-19, Lajme

Izolimi mund të zgjasë deri në muajin mars, paralajmërimi i ministrit britanik

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson njoftoi dje për ‘lockdown’-in e tretë pas shpërthimit të rasteve me koronavirusin e ri. Ndërsa ministri Michael Gove ka bërë sot paralajmërimin e fortë se bllokimi mund të fillojë të hiqet gradualisht në muajin mars, por theksoi se afati kohor varet nga qeveria që plotëson synimet e saj shumë ambicioze për vaksinimin.

Ministri pranoi se nuk kishte asnjë “siguri” se masat shtrënguese do të fillojnë të lehtësohen deri në fund të shkurtit, ashtu siç shpresohej. Ndërsa kryeministri vendosi një qëllim se do të vaksinojë më shumë se 13 milionë njerëz gjatë shtatë javëve të ardhshme. Por Gove paralajmëroi që edhe në rastin më të mire, jo ‘të gjitha’ masat shtrënguese do të largohen, pasi ende nuk është luftuar varianti i ri i koronavirusit që ka prekur Britaninë dhe jo vetëm.

Gove tha se një rishikim i situatës do të ndodhte në gjysmën e muajit shkurt. “Ne shpresojmë që të jemi në gjendje të heqim në mënyrë progresive kufizimet pas kësaj, por ajo që unë nuk mund të bëj është të parashikoj – askush nuk mund të parashikojë – me saktësi se çfarë masash do të jemi në gjendje të heqim dhe kur. Ajo që dimë është se sa më efektiv të jetë programi ynë i vaksinimit, aq më lehtë do të jetë heqja e këtyre kufizimeve”, u shpreh ministri për Sky News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME