Categories Lajme

Valbonë, OSSH jep njoftimin e rëndësishëm

OSSH po vazhdon përpjekjet për të normalizuar situatën në Kukës dhe Valbonë pasi ka pasur shkëputje të rrymës elektrike nga moti i keq me stuhi dëbore. Ndërkohë, në zonën e Valbonës, rruga u bë e pakalueshme si pasojë e trashësisë së dëborës dhe aktulaisht janë vendosur 5 shtylla beton arme. Linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjekte private dhe 20 abonentë familjarë. Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës.

Njoftimi i plotë: Për shkak të motit të keq me stuhi bore, në datën 30 dhjetor linja e Valbonës me gjatësi 50 km pësoi defekt të rëndë, si pasojë e dëmtimit të mbi 30 traversave, thyerjes dhe daljes jashtë përdorimit të 20 shtyllave elektrike. Nga ana e drejtorisë rajonale të OSSH #Kukës, u morën menjëherë masat për ngritjen e brigadave të avarisë për riparimin e defektit duke bërë që linja të rivendoset në punë brenda pak orësh. Por sërish në mbrëmjen e datës 30 dhjetor, linja pësoi defekt për shkak të dëmtimit dhe të dy kabinave ajrore, si pasojë e djegies së transformatorëve dhe pajisjeve të tjera. Nga ana e OSSH Kukës, puna ka vijuar intensivisht dhe në ditët e para të vitit të ri duke eliminuar pothuajse të gjitha dëmtimet që pësoi linja e Valbonës.

Ndonëse linja shtrihej në terren malor dhe rruga ishte e pakalueshme si pasojë e trashësisë së dëborës, grupet e avarisë së OSSH Kukës, kanë pastruar aksin e linjës përmes fadromave dhe bënë të mundur vendosjen e 15 shtyllave të reja dhe të gjitha traversat që u dëmtuan nga stuhia e borës. Aktualisht janë pa vendosur dhe 5 shtylla beton arme. Po gjatë kësaj periudhe u rindërtuan nga e para 2 kabinat ajrore, ku u vendosën transformatorët e rinj dhe pajisjet e reja. Sot linja është vendosur pjesërisht në punë dhe pa energji elektrike ka mbetur segmenti i fundit i linjës së Valbonës, konkretisht 20 subjejkte private dhe 20 abonentë familjarë. Në terren vijon puna nga punonjësit e OSSH Kukës dhe brenda ditës së nesërme do të riparohet avaria në të gjithë linjën e Valbonës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME